Legjenda e Southamphton, Matt Le Tissier, ka bërë disa parashikime duke thënë se Manchester United do t mbyll kampionatin në vendin e shtatë.
Kur kanë kaluar 10 ndeshje në Ligën Premier, njeriu që ka shënuar mbi 150 gola për Southamptonin, ka bërë këtë parashikim që nuk do tu pëlqej edhe aq tifozëve të United.
“Sa i përket parave, Manchester United ka harxhuar , por jo sa është e nevojshme për Jose Mourinhon”.
“Që tani janë tetë pikë prapa, dhe prapë do të harxhojnë në janar dhe duhet të bëjnë përsëri progres”.
“Liverpooli dhe Chelsea, kanë epërsi pasi nuk luajnë në Evropë, ndërsa Arsenali dhe Tottenhami luajnë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Matt Le Tissier.
Ai mendon që titullin do ta fitojë Manchester City. /Telegrafi/