Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero thuhet se telefonon rregullisht Kenan Yildiz pas golit të parë të yllit turk në Serie A kundër Frosinone.
Yildizit kohëve të fundit i është dhënë kohë e rregullt për të luajtur në Allianz Stadium dhe shënoi golin e tij të parë në Serie A në një ndeshje jashtë fushe në Frosinone më 23 dhjetor 2023.
Sipas Gazzetta dello Sport, Del Piero e ka uruar sulmuesin 18-vjeçar përmes një mesazhi privat në Instagram dhe më pas e ka thirrur në telefon disa ditë më vonë.
Del Piero është një nga idhujt e Yildiz dhe ylli turk feston golat e tij duke nxjerrë gjuhën jashtë, siç bënte ish-sulmuesi italian.
Gazeta italiane shton se Del Piero dhe Yildiz tani janë në kontakt të ngushtë dhe shpesh flasin pas ndeshjeve të Juventusit.
Del Piero është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Juventusit dhe lojtari me më shumë paraqitje në fanellën bardh e zi.
Yildiz iu bashkua sektorit të të rinjve të Bianconerëve në vitin 2022 nga Bayern Munich dhe ka bërë debutimin e tij për ekipin e parë këtë sezon, duke shënuar tre gola në 13 paraqitje me ekipin e parë të Juventusit. /Telegrafi/