Telegrafi

Legjenda e futbollit, Ronaldo shijon pushimet me të fejuarën Celina Locks në Ibiza

Legjenda e futbollit, Ronaldo, është parë së bashku me të fejuarën e tij, modelen Celina Locks, duke shijuar pushimet në Ibiza.

Çifti, të cilët u fejuan në janar gjatë një arratisjeje në Karaibe, po argëtoheshin mjaft shumë me njëri-tjetrin.

Ata në disa momente u panë duke u ngacmuar në det e duke shkëmbyer puthje bashkë.

Foto: MEGA

Ish-futbollisti i Real Madridit, 46 vjeç, kishte veshur një palë pantallona të shkurtra noti teksa po shkonte në oqean.

Modelja, 33 vjeçe, nga ana tjetër tregoi fizikun tepër të tonifikuar me bikini ngjyrë kafe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ronaldo

Ronaldo dhe Celina dukej se ishin në gjendje të mirë shëndetësore, pasi u panë të qeshur gjatë tërë kohës.

Foto: MEGA

Dyshja e famshme ndërkaq njoftuan për fejesën me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ish-sportisti ka luajtur për herë të fundit për kombëtaren braziliane dhe klubin brazilian Corinthians para se të përkulej në vitin 2011 pasi vuante nga hipotiroidizmi.

Foto: MEGA

Hipotiroidizmi është një sëmundje auto-imune që bën që antitrupat e trupit të sulmojnë indin e tij.

Kjo bën që gjëndra tiroide, e cila ndihmon në rregullimin e peshës së trupit, të ndalojë së punuari si duhet. /Telegrafi/

Foto: MEGA

 

Foto: MEGA