Site icon Telegrafi

Legjenda e futbollit Mehdin Zhega në gjendje kome

Nuk dihen detajet rreth aksidentit të ish-futbollistit të Vllaznisë dhe të përfaqësueses shqiptare, por thuhet se gjendja e tij është e rëndë.

Zhega ndodhet që prej dhjetë ditësh në spital dhe sipas të afërmve të tij nuk po shfaq ndjenja.

Mjekët nuk kanë dhënë detaje tjera mbi atë se nëse dhe si do të rikuperohet Zhega, por ajo që na mbetet është t’i dëshirojmë shërim të shpejtë legjendës shqiptare të futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version