Site icon Telegrafi

Legjenda e futbollit italian ftohet për t’iu bashkuar FIFA-s

Ikona e Romës dhe futbollit italian, Francesco Totti po kalon nëpër një formë të mrekullueshme.

Totti është në vitin e fundit të kontratës, mirëpo javë më parë deklaroi se nëse vazhdon këtë formë nuk ka pse largohet nga futbolli.

Gjithsesi tani ka qenë numri një i FIFA-s, Gianni Infantino që i ka bërë një ftesë publike Tottit t’i bashkohet shtëpisë më të madhet ë futbollit botëror.

Totti në ndeshjen mes Romës dhe Astra-s ku bëri tri asistime në kuadër të Ligës së Evropës

Sipas presidentit, do të ishte nder i madh nëse Totti do t’i bashkohej FIFA-s.

“Do të ishte një nder i madh të kishim në ekipin tonë një futbollist si ai, që përpiqet t’i jap diçka më shumë futbollit. Totti është një ikonë”, deklaroi Infantino për Rai.

Për momentin nuk ka pasur një reagim të Totti ndaj ftesës së Infantinos, por ai ka nënshkruar një para kontratë me Romën për gjashtë vitet e ardhshme si drejtues i klubit.

Nga kjo kontratë Totti do të fitojë 600 mijë euro në sezon. /Telegrafi/

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka ftuar Tottin t’i bashkohet shtëpisë më të madhe të futbollit botëror
Exit mobile version