Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi, ka marr kritika të ashpra nga legjenda e Francës, Jean-Pierre Papin.
Ish-sulmuesi i Milanit, në një intervistë për “France Football” nuk i ka kursyer kritikat për argjentinasin sa i përket paraqitjeve me klubin parisien.
“Kur e shihja duke luajtur për një vit, nuk pata përshtypjen se donte ta prishte terezinë”.
“Si është e mundur? Në gjuhën e trupit të tij nuk pashë dëshirë. Nga sa kam parë deri tani, kam dyshime të mëdha për personalitetin e tij”.
“Ndjej që nuk i pëlqen konkurrenca. Tek Interi ishte mbresëlënës, si yll dhe kapiteni i padiskutueshëm. Në Paris është një lojtar normal, prapa Neymarit, Mbappes dhe disa të tjerëve”.
Papin kishte edhe disa fjalë të mira për të thënë në lidhje me sulmuesin argjentinas, duke lavdëruar instinktet e tij përpara portës.
“Ai është një gjahtar i pastër i golave”.
“Ai di si të pozicionohet përpara portës. Ai e kupton se ku do të shkojë topi, gjë që është ideale kur rrethoheni nga shokët e ekipit që kanë vizion të tillë si Neymar, Mbappe dhe Di Maria – megjithëse nuk kujdeset shumë në mbrojtje”, ka thënë ai. /Telegrafi/