Telegrafi

Legjenda e futbollit, Diego Maradona vdes në moshën 60-vjeçare

Legjenda e madhe argjentinase, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

Maradona tash e një kohë është i sëmurë dhe së fundmi pati një intervenim në tru.

Megjithatë, ky operacion u tha se u kalua me sukses, por mediat argjentinas tani raportojnë krejtësisht diçka tjetër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Diego Maradonas

Sipas mediave argjentinase, Maradona ka vdekur gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në moshën 60-vjeçare.

Menjëherë lajmi u konfirmua edhe nga mediat kryesore evropiane si Bild, RTL dhe BBC.

Arsyeja e vdekjes së legjendës argjentinas thuhet se është sulm në zemër. /Telegrafi/