Telegrafi

Legjenda e futbollit argjentinas: Messi nuk e meriton shiritin e kapitenit!

Argjentinasi Daniel Passarella, ish-futbollist, ka befasuar me deklaratat e tij për sulmuesin e Barcelonës.

Qendra e dytë më e mirë në historinë e Argjentinës ka autoritet të mjaftueshëm për të folur për lojën dhe drejtimin e kombëtares së tij.

Për këtë arsye, ai befasoi me deklaratën e bërë “Unë do t’ia hiqja Messit shiritin e kapitenit të kombëtares. Argjentina e ka një udhëheqës të madh, që mund të mbulojë mungesën e Messit. Dhe për mua, ky lojtar është Ramiro Funes Mori. Ai duhet të jetë kapiten i këtij ekipi.”

Me siguri nuk është rastësi: në Botërorin 1982, Passarella nuk ishte kapiten i Argjentinës, por Maradona. Dhe kjo ishte një nga shkaqet e luftës së përjetshme mes tyre. Ata, Danieli dhe Diego, saktësisht, janë dy kapitenët e vetëm të Argjentines, që e kanë ngritur Kupën e Botës. /Telegrafi/