Aktori i mirënjohur britanik, Maurice Micklewhite, tani zyrtarisht do të quhet Michael Caine.
The Guardian raporton se aktori ka ndryshuar ligjërisht emrin e vërtetë dhe e ka marrë pseudonimin e njohur artistik, Michael Caine, të cilin e ka nga viti 1954, për shkak të rritjes së kontrolleve të sigurisë në aeroporte të nxitura nga sulmet e fundit të ISIS-it, transmeton Koha.net.
“Një roje e sigurisë në aeroport mund të më thotë, ‘përshëndetje Michael Caine’ dhe papritmas unë ia jap atij pasaportën me emër tjetër në të”, është shprehur Caine, i cili më tutje shton se, “unë mund të qëndroja aty për një orë, prandaj e ndryshova emrin tim”.
83-vjeçari, i cili llogaritet si një nga ikonat e filmit në Britani të Madhe ka luajtur në më shumë se 115 filma.