Telegrafi

Legjenda e Chelseat i implikuar në korrupsion sikurse Allardyce (Foto)

Trajneri i QPR-së, Jimmy Floyd Hasselbaink, është njëri nga tre emrat e përmendur nga The Daily Telegraph si i akuzuar për korrupsion në futboll. 

Ish sulmuesi i Chelseat, që ka mohuar akuzat, shihet në kamerë duke arritur marrëveshje me një kompani nga Lindja e largët duke negociuar për 55 mijë funte.

Ai kishte detyrë që të merrte lojtarë për QPR-në nga kjo kompani.

Lexo po ashtu Tronditet futbolli anglez, trajneri i Kombëtares filmohet duke u korruptuar për 400 mijë funte! (Video)

Hasselbaink i kishte thënë reporterit të fshehtë se parat e ofruar janë pa. Atij fillimisht i kishin ofruar 35,000 – 40,000 funte. “Unë mendoj se ju duhet të bëni më mirë se kaq. Mendoj se ju duhet të bëni më mirë. 35 është … ju e dini?”, kishte thënë holandezi duke kërkuar më shumë.

Ish legjenda e Chelseat kishte kërkuar 55 mijë funte

Asisteni i Barnsleyt, Tommy Wright, ishte fotografuar nga Daily Telegraph duke pranuar ryshfet prej 5,000 funte.

Wright mori parat nga një kompani false pasi u pajtua të blejë lojtarë për klubin e tij nga kjo kompani.

Ai kishte arritur marrëveshje që të ofroj dy lojtarë.

Ndihmës trajneri i Barnsleyt, Tommy Wright, u korruptua për 5 mijë funte

Një kompani i kishte ofruar pronarit të Leeds Unitedit, Massimo Cellino, që t’ia blejë 20%  të aksioneve, për të përfituar 20% të shitjes së çdo lojtari.

Pronësia e trefishtë është ndaluar nga FIFA, por Cellino nuk e ka problem.

“Teknikisht, kjo është përfekte për mua, është e bukur”.

Massimo Cellino, pronar i Leeds, ishte pajtuar për transferime të jashtëligjshme

“Për mua është shumë mirë. Por ju e dini se këtu ka rregulla dhe të gjithë e dinë, pasi po bëhet më e vështir çdo ditë. Nuk mund t’ia lejoj vetës ndonjë gabim në Angli. Nuk dua të bëhem ai që prish rregullat”, ka thënë Cellino i cili në fund shtoi se futbolli është një biznes i ndryrë. /Telegrafi/