Legjenda angleze, Martin Keown beson se kontrata e re e Mesut Ozil ka revanshuar humbjen e transferimit të Alexis Sanchez në Manchester United.
Arsenali gjithashtu ka sjellë Pierre-Emerick Aubameyang në ditën e fundit, ndërsa lëvizja e Henrik Mkhitaryan në Emirates ishte pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me largimin e Sanchez.
Pas mbylljes së afatit kalimtar dimëror, te Arsenali erdhi edhe vazhdimi i kontratës nga ylli gjerman, Ozil, e cila sipas Keown është si transferim i ri për Topçinjtë.
“Është një lajm i mirë për Arsenalin. Për tifozët, ai pothuajse do të ndjehet si një tjetër nënshkrimi i ri”, ka thënë Keown Daily Mail.
“Arsenali është në pozitën më të ulët në ligë që nga fillimi i negociatave me Ozilin dhe kjo mund të jetë një shfaqje masive e besnikërisë nga lojtari”.
“Arsenali i duhet atij më shumë se kurrë dhe për ta mbajtur atë të lumtur Arsene Wenger do të duhet të blejë lojtarët e duhur në verë”, përfundoi ish-kapiteni i Arsenalit.
Kontrata e re e Ozilit thuhet se është në vlerë prej 350,000 funteve në javë dhe do të zgjasë deri në vitin 2021.
Mesfushori kreativ gjerman ishte i lidhur me skuadra si Manchester Unitedi, Barcelona dhe Juventusi, por zgjodhi të vazhdoj me klubin nga Emirates. /Telegrafi/