Telegrafi

Legjenda e Arsenalit, Tony Adams zbulon refuzimin që i bëri dy herë Fergusonit

Legjenda e Arsenalit, Toni Adams, ka zbuluar se ai e refuzoi dy herë ish- menaxherin e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

Adams është i irrituar që skuadra e tij e mëparshme vazhdon të humbasë lojtarët e tyre më të mirë.

Veçanërisht kjo vjen pasi ai refuzoi dy herë transferimin te Unitedi në vitin 1991 dhe më pas përsëri pesë vjet më vonë.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i Wengerit te Arsenali - Nga Seaman e Adams, tek Vieira e Henry

“Alex Ferguson erdhi për mua. Por, unë nuk doja të largohesha dhe i thashë kryetarit: A kemi ambicie në klub?”, ka thënë Adams për Sky Sports.

“Ai tha: mos u shqetësoni, ne po fitojmë shumë para dhe kemi ambicie të mëdha”.

“Unë mbeta dhe pjesa tjetër është histori”.

“Erdhi Dennis Bergkamp, Nicolas Anelka, Vieira, Emmanuel Petit, Robert Pires – ne patëm pesë fitues të Kupës së Botës në ekip”, përfundoi legjenda e Arsenalit. /Telegrafi/