Telegrafi

Legjenda e Arsenalit, Pires: Na duhen Sanchez dhe Ozil

Legjenda e Arsenalit, Robert Pires, shpreson që Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil do të qëndrojnë me gjigantët e Ligës Premier.

Sanchez dhe Ozil kanë kontratë deri më qershor të vitit 2018 dhe ende nuk kanë rinovuar.

Të dy ishin lojtarët kryesorë të Arsenalit, pasi  Sanchez shënoi 24 gola në kampionat dhe dha 10 asistime, ndërsa Ozil shënoi tetë herë dhe dha nëntë asistime.

“Shpresoj që të dy ta vazhdojnë kontratën pasi që janë lojtarë shumë të rëndësishëm për stabilitetin dhe kualitetin e skuadrës”.

“Na duhen luftëtar si Sanchez dhe na duhet Ozili”.

“Nuk e di se çfarë do të ndodh, por siç e njoh unë Wengerin ai është duke punuar shumë në këtë verë”, ka thënë Pires. /Telegrafi/