Site icon Telegrafi

Legjenda e Arsenalit përkrah Wengerin

David Seaman dëshiron që Arsene Wenger të vazhdoj të jetë trajner i Arsenalit.

Ish-portieri legjendar i Arsenalit ka folur me elozhe për trajnerin e dikurshëm të tij, duke theksuar se dëshiron që ai të jetë edhe për shumë vite në krye të skuadrës londineze, pasi është mjaftueshëm i mirë për këtë post.

“Arsene Wenger është një menaxher i madh dhe unë do të isha i kënaqur nëse ai do të nënshkruaj një kontratë të re me Arsenalin”, ka thënë Seaman për mediat angleze, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Xhaka: Jam fanatik i futbollit, shikoj gjitha ligat evropiane

“Unë e di se sa i mirë është ai, pasi kam kaluar kohë të madhe nën drejtimin e tij”, përfundoi ish-portieri i Anglisë dhe Arsenalit.

Ndryshe, Seaman ka qenë pjesë e ‘Topçinjve’ nga vitet 1990–2003, ku ka plot 405 paraqitje me klubin. /Telegrafi/

Exit mobile version