Ish kapiteni i Arsenalit, Martin Keown, ka thënë se klubi duhet t’i shes Mesut Ozilin dhe Alexis Sanchezit.
Alexis kërkohet nga Pep Guardiola te Manchester City, ndërsa ka edhe një ofertë interesante nga Bayern Munich.
Edhe për Ozilin nuk mungojnë ofertat, por gjermani duket më pak i ekspozuar nga largimi.
“Nëse ata kanë marrë një vendim që të mos vazhdojnë me këta dy lojtarë, atëherë është vendimi i duhur”.
“Ata kanë qenë në nivel këtë sezon dhe ishin në fushë kur Arsenali pësoi dy humbje nga Bayern Munich, ku pranuan 10 gola. Ky është problemi”.
“Manaxheri duhet të marrë vendimet të drejta. Duhet të sigurohet nëse Sanchez dëshiron 100 për qind të nënshkruajë. Çka do të ndodh? A do të larohet Ozil”.
“Jam i sigurt që të dy lojtarët duan largimin, pasi duan të fitojnë Ligën e Kampionëve, dhe Ligën Premier dhe ndoshta mendojnë që nuk mund ta bëjnë me Arsenalin. Klubi është më i madh se këta dy individ”, ka thënë Keown. /Telegrafi/