Site icon Telegrafi

Legjenda e Arsenalit konfirmon bisedimet me Artetën për rikthimin sensacional

Legjenda e Arsenalit, Santi Cazorla, ka zbuluar se ka mbajtur bisedime me Mikel Artetën për një rikthim përrallor në klub.

Cazorla është 38-vjeçar dhe ende është aktiv në futboll dhe po synon që të fitojë promovimin në La Liga me Real Oviedon përmes play-off-it.

Ata do të ballafaqohen me Eibarin në dy ndeshje vajtje-ardhje në gjysmëfinale para se në finale të vendoset ekipi që do të ngjitet lartë. Ai tani ka zbuluar se dera është e hapur për të që të bëjë rikthimin sensacional tek “Topçinjtë”.

Cazorla ka luajtur për Arsenalin mes viteve 2012 dhe 2019, duke fituar dy herë FA Cup, dhe gjithashtu ka luftuar me disa lëndime të cilat e penguan shumë gjatë kohës sa ishte pjesë e tyre. Natyrisht, gjatë asaj kohe ai dhe Arteta ishin bashkëlojtarë.

“Unë kam një dashuri shumë të veçantë për Arsenalin. Unë kam kaluar gjashtë vite të mrekullueshme atje dhe e di se sa shumë më duan njerëzit atje”.

Lexo po ashtu Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë "po" ofertës së Arsenalit

“Natyrisht, unë isha me fat që e kam ndarë dhomën e zhveshjes me Mikel Artetan dhe ai tani është trajner. Ne kemi pasur disa biseda por tani nuk jam i fokusuar në diçka tjetër përveç se të kontribuoj për Oviedon dhe të vazhdojë ta shijoj futbollin si lojtar”, ka thënë Cazorla.

“Pas kësaj, do ta shohim se çfarë premton e ardhmja për mua. Është e qartë se Arsenali është një klub i cili gjithmonë e ka mbajtur derën të hapur për rikthimin tim”.

“Por tani, unë e kam në mendje vetëm play-off-in dhe të mundohem t’i shijoj ditët e fundit të karrierës sime si futbollist”, përfundoi ai.

Fokusi i tërësishëm i Cazorlës është që të fitojë promovimin me Oviedon. Pas kësaj, një rikthim përrallor në Londrën Veriore nuk përjashtohet, por varet nga ajo nëse ai do t’i jap fund karrierës si futbollist aktiv./Telegrafi/

Exit mobile version