Site icon Telegrafi

Legjenda e Arsenalit: Ibrahimovic erdhi te ne, por nuk qëndroi pasi u ndje i fyer

Ish lojtarit të Arsenalit, Martin Keown, ende i mbetet në kokë viti kur Zlatan Ibrahimovic nuk nënshkroi me Arsenalin.

Ishte viti 2000 kur ai ishte në Arsenal.

Ibrahimovic, tani po luan rolin kyç në lojën e Manchester United, ndërsa kishte një ofertë që të provohej te Arsene Wenger, por ai e refuzoi duke e konsideruar si fyerje.

Keown, ishte pjesë e klubit kur Arsenali fitoi tre tituj, ndërsa kujton kohën kur suedezi erdhi në ambientet e klubit.

Ibrahimovic kur ishte pjese e Arsenalit

“Më vjen keq që Zlatan Ibrahimovic nuk u bashkua kurrë me Arsenalin” .

“Ai vizitoi klubin në vitin 2000 kur ishte tinejxher, por që në atë kohë ishte fizikisht i fortë, ndërsa shokët e skuadrës bën shaka me mua se do të ma zërë vendin në qendër të mbrojtjes”.

“Kur tani e shohim se çfarë po bën me Manchester United, krahasimet me Eric Cantona janë të pashmangshme”.

Ibrahimovic ka luajtur gjatë karrierës së tij me skuadra si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain dhe tani United. Ai ka shënuar 26 gola në 38 ndeshje që ka luajtur me United.

Ibra me fanellë të Arsenalit

“Kam luajtur kundër Cantonas për Anglinë, kur ai ishte pjesë e Francës dhe Evertonin kur ai luante te Leeds”.

“Mendoj që Cantona ka qenë lojtar inteligjent, por nuk më shkonte mendja asnjëherë që ai do të më kalonte. Kur e shikoja e dija që mund të përballesha me të”.

“Në situatat një kundër një Ibrahimovic ka më shumë shumë. Është më i madh, më i fortë dhe ka fuqi të madhe”.

“Cantona e ndihmoi shumë Unitedin në pesë vite sa qëndroi për atë e ka nofkën Mbreti, por Ibrahimovic por e ndihmon Unitedin të rritet dhe të bëhet i madh përsëri”, ka shkruar ish mbrojtësi anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version