Dennis Bergkamp do të nderohet me një kartëmonedhë tetë euro të paparë kurrë më parë, e cila i bën nderime një prej golave të tij më ikonë të shënuar ndonjëherë.
Kompania e printimit Royal Enschede – përgjegjëse për prodhimin e monedhës – është udhëzuar të prodhojë kartëmonedhën unike.
Kjo kartëmonedhë do të përfshijë imazhe të golit të mrekullueshëm të Bergkamp në çerekfinalen e Kupës së Botës 1998 kundër Argjentinës.
Bergkamp – i cili veshi fanellën me numrin 8 për vendin e tij – bëhet sportisti ose sportistja e parë nga Holanda që i jepet ky nder.
Legjenda e Arsenal bëri 79 paraqitje me Holandën, duke shënuar 37 gola. /Telegrafi/