Site icon Telegrafi

Legjenda angleze vazhdon të besojë se Arsenali do të shpallet kampion këtë sezon në Ligën Premier

Arsenali ndodhet në vendin e pestë në tabelën e Ligës Premier pas humbjes në fundjavë në udhëtim te Newcastle United 1-0.

Topçinjtë kanë 18 pikë apo shtatë më pak se lideri aktual Liverpooli, derisa para vetës kanë edhe skuadrat si Chelsea, Nottingham Forest dhe Manchester City.

Sidoqoftë, legjenda angleze Gary Neville ende beson se Gunners do të shpallen kampion në fund të sezonit.

“Unë ende e kam Arsenalin duke fituar titullin e Ligës Premier. Mund të dukem plotësisht dhe krejtësisht budalla dhe do të ketë njerëz që do ta luajnë këtë video për mua pas disa muajsh duke thënë se për çfarë dreqin po flisnit”.

“Por unë gjithmonë mendoj se çfarë duhet të bëjë një skuadër për të fituar një titull dhe ndonjëherë ju duhet një goditje serioze”.

“Ka qenë një fillim i dobët për Arsenalin, por ata mund të shkojnë në vrap, të kthehen lojtarët e tyre dhe të jenë shumë të rrezikshëm”, deklaroi Neville.

Xhiron e ardhshme Arsenalin e pret një tjetër ndeshje e vështirës, pasi luajnë në udhëtim te Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version