Site icon Telegrafi

Legjenda angleze e futbollit, Paul Scholes akuzohet për vënien e 140 basteve në ndeshjet e futbollit

Paul Scholes. (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, akuzohet nga Federata Angleze e Futbollit, për vënien e 140 basteve në futboll. 

Aksionari i Salford City, akuzohet për vënien e basteve mes gushtit 2015 deri në janar 2019.

Gjatë kësaj kohe, Scholes nuk ka qenë lojtar i Man Utd, por trajner i Oldham, dhe pjesë e Salford si aksionar.

Paul Scholes. (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)

FA (Federata Angleze e Futbollit) shkruan: “Paul Scholes akuzohet për vënien e basteve përkundër rregullave të FA për vënien e basteve”.

“Ai akuzohet për vënien e 140 basteve në ndeshje futbolli, kundër rregullave të FA E8, mes 17 gusht 2015 dhe 12 janar 2019”.

“Ai ka kohë deri më 26 prill 2019 që t’i përgjigjet akuzave”, thuhet në njoftimin e federatës.

Paul Scholes. (Photo by Paul Kane/Getty Images)

Në vitin 2017, mesfushori i Burnleyt, Joey Barton ishte suspenduar nga futbolli për vënien e 1260 basteve mes viteve 2006 dhe 2016.

Ai ishte dënuar me 18 muaj dhe 30 mijë funte.  /Telegrafi/

Exit mobile version