Telegrafi

Leganes 1-1 Real Madrid: Notat e lojtarëve, më i miri në fushë ishte Benzema

Karim Benzema dhe Luka Modric (Foto by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Real Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligës.

Madrilenët kanë barazuar si mysafir në stadiumin Municipal de Butarque të skuadrës së Leganesit me rezultat 1:1.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para për lojtarët, ku më i miri ishte në radhët e kampionit të Evropës dhe Botës.

Karim Benzema (Foto by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Më i miri në fushë ishte sulmuesi i Los Blancos, i cili ishte edhe realizator i golit të barazimit dhe u vlerësua me notën 7.6.

Me notën më të ultë u vlerësua gjithashtu lojtari i skuadrës së Madridit, portieri Keylor Navas, i cili vlerësua me 5.9.

Pas kësaj, Reali zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 63 pikë ndërsa Leganes ngjitët në vendin e 11 me 41 pikë. /Telegrafi/

Leganes

Real Madrid