Real Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligës.
Madrilenët kanë barazuar si mysafir në stadiumin Municipal de Butarque të skuadrës së Leganesit me rezultat 1:1.
Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para për lojtarët, ku më i miri ishte në radhët e kampionit të Evropës dhe Botës.
Më i miri në fushë ishte sulmuesi i Los Blancos, i cili ishte edhe realizator i golit të barazimit dhe u vlerësua me notën 7.6.
Me notën më të ultë u vlerësua gjithashtu lojtari i skuadrës së Madridit, portieri Keylor Navas, i cili vlerësua me 5.9.
Pas kësaj, Reali zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 63 pikë ndërsa Leganes ngjitët në vendin e 11 me 41 pikë. /Telegrafi/
Leganes
Real Madrid