Barcelona ka fituar në udhëtim te Leganes me rezultat 0-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit spanjoll, La Liga.
Gjiganti katalunas po vazhdon marshimin e tyre drejt titullit kampionat këtë sezon në La Liga dhe këtë e treguan edhe në ndeshjen e tyre ndaj Leganes.
Golat në këtë takim për skuadrën e Ernesto Valverdes u shënuan nga Luis Suarez (28’, 60’) dhe Paulinho (90’).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi uruguaian, Suarez, i cili u vlerësua më notë 8.5.
Në anën tjetër, vlerësimi më i ulët shkoi për portierin vendas, Ivan Cuellar, i cili u notua me 5.3. /Telegrafi/
Leganes:
Barcelona: