‘Legalizojeni V-në’ është kampanjë e cila ka për synim promovimin e përdorimit të fjalës ‘vaginë’ pa u trembur.
Misioni i tyre, siç thonë ata, është i thjeshtë: Fjala ‘vaginë’ ende shikohet si diçka vulgare pa ofenduese, pavarësisht faktit se është “mjet i fuqishëm me të cilin gratë e kanë nën kontroll trupin e tyre, seksualitetin, shëndetin si dhe sigurinë e tyre”, transmeton Telegrafi.
Tabuja e kësaj fjale i kufizon bisedat me miqtë, bisedat me doktorët, por edhe diskutimet në parlament – ku ligjet e të cilave ndikojnë në jetët dhe anatomitë tona.
P.sh., përfaqësueses së Michiganit, Lisa Brown, i ishte ndaluar e drejta për të folur pasi që e kishte përdorur fjalën ‘vaginë’ në parlament.
Më poshtë e keni një video të kampanjës në fjalë, ku ata rekomandojnë që të shikoni në pasqyre dhe t’ia thoni vetes fjalën ‘vaginë’. /Telegrafi/
https://youtu.be/juFirUtedE4