Gjykata Kushtetuese turke ka vendosur që të anulojë një dispozitë që dënon të gjitha aktet seksuale ndaj fëmijëve nën moshën 15 vjeç, si “abuzim seksual”, e cila ka shkaktuar një debat dhe zemërim tek akademikë dhe aktivistë të të drejtave të grave, të cilët paralajmërojnë se vendimi do të çojë në raste të abuzimit të fëmijëve të pandëshkuara.
Gjykata Kushtetuese diskutoi çështjen në bazë të kërkesës nga gjykata e rrethit, i cili u ankua se ligji aktual nuk diskriminon grupmoshat në rastet e abuzimit seksual të fëmijëve dhe trajton një 14-vjeçar si të barabartë me të tjerët, raporton gazeta turke Hürriyet Daily News.
Gjykata lokale njoftoi se, ligji nuk parashikon pasoja juridike për “pëlqimin” e viktimave në rastet kur fëmija viktimë është nga 12 deri në 15 vjeç dhe është në gjendje për të kuptuar kuptimin e aktit seksual.
“Kjo krijon një çekuilibër mes përfitimeve ligjore dhe sanksioneve që duhen ruajtur në krimin dhe dënimin”, deklaron aplikimi.
Me shtatë vota kundër gjashtë, Gjykata Kushtetuese u pajtua me gjykatën lokale dhe ka vendosur të anulojë dispozitën. Vendimi do të hyjë në fuqi më 13 janar, 2017.
“Ky vendim do të çojë në martesat e padëshiruara. Njerëzit do të jenë në gjendje për të rrëmbyer dhe për të përdhunuar fëmijët. Do ti martojnë ato në moshë të re dhe për të parandaluar që ata të shkojnë në shkollë“, është shprehur kreu i Shoqatës së Grave (TKDF), tha Canan Gullu. /opinion.al/