Telegrafi

Lefkov: Xhaferi keqpërdori funksionin

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Mile Lefkov akuzoi kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi se ka keqpërdorë funksionin për interperlancën kundër tij.

“Ai e ktheu interpelancën për shkak të mosrepsktimit të nenit 136 të Rregullore, përkatësisht se nuk janë përfshirë të gjitha elementet. Por, neni 136 i Rregullores është i ndërlidhur edhe me nenin 135 ku janë paraparë se çfarë pjesë përbërëse duhet të ketë Ligji në Kuvend”, tha Lefkov.

Sipas tij, interpelanca nuk është ligj dhe nuk parasheh një gjë të tillë dhe se kjo është keqpërdorim i pozitës.

Ndryshe, OBRM-PDUKM e mbështetur nga “E majta” parashtroi interpelancë kundër Xhaferit për shkak se është drejtuar në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Sipas tyre, gjuha zyrtare për përdorim jashtë është gjuha maqedonase, ndërsa Xhaferi me veprimin e tij duke folur shqip ka shkelur Kushtetutën./Telegrafi/