Site icon Telegrafi

Leeds United konfirmon se Raphinha nuk do të udhëtoj me ekipin në Australi

Klubi anglez, Leeds United ka konfirmuar se ylli i tyre brazilian, Raphinha, nuk do të udhëtoj me ekipin në turneun para-sezonal në Australi.

E ardhmja e Raphinhas vazhdon të jetë ende e paqartë, me lojtarin që dëshiron të largohet dhe me Leeds që ka caktuar tashmë kushtet e largimit.

Barcelona e dëshiron lojtarin, por synon të paguajë 60 milionë eurot e kërkuara me tri këste, ndërsa Chelsea thuhet se ka ofruar shifrën e kërkuar të gjithën me një këst.

Lexo po ashtu Leedsi i jep ultimatum Barcelonës për marrëveshjen me Raphinha

Lojtari deri tani ka refuzuar transferimit te Blutë pasi pëlqen Barcelonën, por Leeds nuk është i bindur me ofertën e katalunasve.

Leeds United tani zyrtarisht ka konfirmuar se Raphinha nuk është në ekip për turneun para-sezonal të Australisë.

Raphinha do të stërvitet në Angli ndërsa Leeds është në bisedime për ta shitur atë.

Barcelona thuhet se ka përmirësuar ofertën e tyre dhe gjatë ditëve të ardhshme mund të ketë të reja në këtë çështje. /Telegrafi/

Exit mobile version