Telegrafi

Leeds United ia merr një pikë Arsenalit – Nicolas Pepe fytyra më tragjike e takimit

Foto: Arsenal FC/Twitter

Leeds United ka arritur t’i marrë një pikë të artë Arsenalit në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premeir.

The Gunners e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Joseph Willock që harkoi brenda në zonën kundërshtare, mirëpo aty nuk ishte askush që t’i përgjigjej topit të tij.

Më pas Leeds kishte një shans të mirë me anë të Raphinas, por që goditja e tij përfundoi vetëm jashtë porte.

Lexo po ashtu 'Rikthehet' skena Zidane-Materazzi: Nicolas Pepe godet me kokë lojtarin e Leeds - pason kartoni i kuq

Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Patrick Bamford në minutën e 31-të, duke rrezikuar portën e Bernd Lenos, por që e ndali gjuajtjen e tij.

Pjesa e dytë filloi më keq për Arsenalin, shkaku që mbetën me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 50-të.

Nicolas Pepe dhe Ezgjan Aliovski kishin një bashkëbisedim, që pasoi më pas me anëtarin e The Gunners që e goditi me kokë.

Gjyqtari Anthony Taylor shkoi tek VAR-i dhe e shikoi skenën, për të pasur më pas kartoni i kuq për Pepen.

Më pas, Leeds United kishte iniciativën, mirëpo u mungoi konkretizimi, derisa në fund u kënaqën me një pikë.

Pas javës së nëntë, Arsenali është në vendin e 11-të me 13 pikë të grumbulluara, derisa në javën e dhjetë do të takohen me Wolvesin. /Telegrafi/