Site icon Telegrafi

Leeds rikthehet te fitorja falë golit nga Aliovski (Video)

LEEDS, ENGLAND - NOVEMBER 19: Ezgjan Alioski of Leeds United celebrates after scoring their second goal during the Sky Bet Championship match between Leeds United and Middlesbrough at Elland Road on November 19, 2017 in Leeds, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Skuadra e famshme angleze, Leeds United është rikthyer te fitorja në Championshipin anglez pas tri humbjeve radhazi.

Pas një starti të mirë, Leeds ka kaluar disa javë nëpër një krizë të rezultateve ku ka humbur katër nga pesë takimet e fundit.

E në ndeshjen derbi ndaj Middlesbrough, Leeds arriti të rikthehet te fitorja duke triumfuar 2-1.

Aliovski duke festuar golin ndaj Middlesbrough (Foto/Getty Images)

Ishte mesfushori ofensivë spanjoll Pablo Hernandez që shënoi golin e parë në këtë sfidë.

Ndërkohë për 2-0 u përkujdes shqiptari nga Maqedonia, Ezgjan Aliovski që shënoi një gol në minutën e 55-të.

Goli i sotëm ishte i tretë këtë edicion për Aliovskin në Championshipin anglez ku ka bërë edhe dy asistime.

25-vjeçari shënoi golin e tretë në këtë kampionat (Foto/Getty Images)

Pas kësaj fitore, Leeds është ngritur në pozitën e shtatë në tabelë me 26 pikë të grumbulluara.

Kujtojmë që Aliovski iu bashkua skuadrës së njohur angleze gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra zvicerane Lugano. /Telegrafi/

Exit mobile version