Telegrafi

Leeds pas inkuadrimit në Ligën Premier tani mendon për përforcime – Ibrahimovic alternativa e vështirë, Cavani i mundur

Pronari i Leeds United, Andrea Radrizzani ka thënë se nënshkrimi me Zlatan Ibrahimoviç do të jetë i vështirë, por do të mundohen më shumë për Edinson Cavanin.

Leeds i dha fund pritjes 16-vjeçare për një rikthim në Ligën Premier.

Presidenti i këtij klubi, Radrizzani, ka folur për Sky Sport Italia në lidhje me planet e tij për afatin e transferimeve, duke u nisur nga Zlatan Ibrahimovici.

“Ibrahimoviç sigurisht që do të jetë i vështirë. Ne u përpoqëm ta firmosnim me të në janar, por ai zgjodhi të bashkohej me Milanin dhe marrëveshja nuk u bë”.

“Tani mendoj se është tepër vonë”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, 45-vjeçari është optimist për ish-sulmuesin e Napolit, Cavani, i cili aktualisht është lojtar i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germain.

“Përveç cilësisë së tij, Cavani mund të kontribuojë me fizikun e tij dhe të përshtatet këtu, por kurrë nuk kam folur për të me trajnerin”.

“Por pas e them këtë, ne kemi menduar për të dhe do ta shohim, duke pasur parasysh që ai është ende në dispozicion për një transferim falas”, deklaroi ai. /Telegrafi/