Steven Gerrard mund të bëhet me punë të re vetëm disa javë pas largimit nga Aston Villa.
Ish-mesfushori legjendar anglez aktualisht është i papunë, por nuk mungojnë ofertat në drejtim të tij.
Emri i Gerrard së fundmi është në listën e dëshirave të Leeds United, skuadër që vazhdon të mbetet pa trajner pas shkarkimit të Jesse Marsch.
Drejtuesit e Leeds kanë kontaktuar me anglezin dhe i kanë propozuar projektin e tyre, derisa Gerrard po mendon nëse do ta pranojë këtë ofertë ose jo.
Emri i ish-mesfushorit është edhe në listën e dëshirave të skuadrës tjetër angleze Southampton, por Leeds duket opsion më i pëlqyer për ish-trajnerin e Aston Villës dhe Rangers.
Daily Express ka raportuar se kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Gerrard nëse do ta pranojë ofertën e Leeds apo atë të Southampton. /Telegrafi/