Arsenali ka fituar 1-0 ndaj Leeds United në kuadër të javës së 10-të në Ligën Premier.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Bukayo Saka me një asistim të Martin Odegaard.
Arsenali ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.94, me Leeds United që u vlerësua me 6.74.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Gabriel Magalhaes, që u notua me 8.2.
Granit Xhaka nuk ishte në ditën e tij më të mirë, por që mori vlerësimin 6.8.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Patrick Bamford, që u notua me 4.9..
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/