Site icon Telegrafi

LeEco prezanton modelin Cool1 Dual

Prodhuesit kinez të telefonave LeEco dhe Coolpad kanë bashkuar forcat për të sjellur bashkëpunimin e parë, telefonin Cool1 Dual.

Kjo pajisje do të lansohet si pajisje e LeEco dhe vjen me tiparin kryesor, kamerën dyshe prej 13 megapikselëve.

Qëllimi i kësaj pajisje është i ngjashëm me atë të Huawei P9 ku kombinohen senzori me ngjyra dhe monokromi për një imazh me kualitet të lartë nën një çmim shumë të volitshëm prej vetëm 167 dollarëve.

Përveç çmimit të ulët, dizajni i pajisjes menaxhon të ketë një përzierje e magneziumit me metal, skener të gishtërinjëve dhe port të USB-së Type-C.

Ndër tjerash, pajisja posedon procesorin Snapdragon 652, ekran prej 5.5 inçëve dhe bateri prej 4.060 mAh.

Cool1 Dual do të funksionoj me Android 6.0 Marshmallow. Verzioni me 4GB RAM memorie dhe 32GB hapësirë ruajtëse vjen me çmim prej 226 dollarë.

Exit mobile version