Të enjten në Shkup do të qëndroj zv/ndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Azi të SHBA-së, Hojt Lee, njeriu që konsiderohet si njëri nga njerëzit e administratës amerikane që seriozisht lëvizin punët në terren.
Mësohet se tema qendrore e bisedimeve të Lee me nikoqirët në Shkup do të jetë funksionimi i Prokurorisë Speciale Publike dhe detyrimet që dalin nga marrëveshja e Përzhinos./Telegrafi/