Telegrafi

Ledri Vula zbulon se cilat janë dy këngëtaret më seksi shqiptare

Ledri Vula ka kohë që është ndarë prej të dashurës Adea Sollaku, vajzës së ish kryeprokurorit shqiptar Theodor Sollakut.

Ditë më parë, bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, Ariana zbuloi të dashurën e re të reperit.

Por, Ledri në një intervistë për mediat shqiptare ka zbuluar se cilat janë dy këngëtare më seksi shqiptare, transmeton Telegrafi.

I pyetur në një intervistë për “Thumb”, se cila nga këngëtaret e showbizit është më seksi Ledri tha Era Istrefi dhe Dafina Zeqiri.

“Zëri i Erës është më seksi. Sa mirë ka kënduar tek kënga ime. Këngëtare tjetër është edhe Dafina. Secila në mënyrën e vetë”, tha Ledri.

Kujtojmë se ky i fundit ka qenë në lidhje për një kohë me Dafin, e cila së fundi është e lidhur me një djalë nga Republika Domenikane. /Telegrafi/