Telegrafi

Ledri Vula vlerësohet me një çmim në Tetovë

Ledri Vula është një nga reperët më të përfolur përsa i përket jetës private dhe profesionale.

Ai është vlerësuar me një çmim të veçantë nga kryetarja e komunës së Tetovës.

Reperit i është dhënë titulli i mirënjohjes së qytetit shqiptar të Maqedonisë teksa këtë gjë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët e këtij qyteti duke përfshirë edhe të parën e këtij vendi, Teuta Arifi.

“Faleminderit për mirënjohjen dhe mikpritjen kryetares së Tetovës, Teuta Arifi. Faleminderit për çdo gjë që shqiptarët e Maqedonisë kanë bërë për ne. Faleminderit”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Arifi.

Lexo po ashtu Kjo nuk pritej! Përqafime dhe "twerk" para fansave, Dafina dhe Ledri së bashku në një skenë

Gjersa këngëtari është duke vazhduar me koncerte në shumë qytete të ndryshme, ku po ndjeket nga një numër i madh i fansave.

Ndryshe, Ledri është duke punuar edhe në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/