Telegrafi

Ledri Vula tregon se si filloi historia e dashurisë me partneren e tij, Sara Hoxhën

Reperi i njohur Ledri Vula ka filluar lidhjen e tij të dashurisë prej vitesh me bukuroshen Sara Hoxha.

Megjithatë, i njëjti javë më parë zyrtarizoi romancën e tij derisa publikoi një fotografi përkrah saj në rrjetet sociale.

Krijuesi i hitit “Princess Diana” këtë të hënë është i ftuar në emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin, ku në promon e programit dëgjohen disa prej temave për të cilat ka folur, që nga muzika, bashkëpunimi surprizë e po ashtu edhe deri tek historia e njohjes me partneren e tij, Sarën.

Siç tregon reperi, shkak i njohjes së Ledrit me të dashurën e tij janë bërë shoqet e saj.

Lexo po ashtu Ledri i bën dedikim romantik të dashurës për ditëlindje: E ruajmë njëri-tjetrin si ujin e pijshëm në ishull

Ai tregoi se shoqet e Sarës ishin ato që e pëlqenin reperin dhe shkuan në prapaskenën e një koncerti ta takonin, megjithëse Ledri tregoi se këtij të fundit i pëlqeu Sara.

“Shoqeve të veta iu kam pëlqyer, por mua më ka pëlqyer Sara”, ka thënë ai.

Ledri Vula dhe e dashura e tij, Sara (Foto: Instagram)

Çifti i ri i showbizit shqiptar tashmë janë pothuajse gjithnjë së bashku dhe vetëm javë më parë filluan pushimet e para në Ulqin. /Telegrafi/