Ledri është rep-artisti më i kërkuar në mbrëmjet muzikore, pasi edhe përçon energji pozitive.
Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale, derisa shpërndan imazhe dhe video të cilat përshkruajnë përditshmërinë e tij.
Një pjesë të kohës reperi e shpenzon edhe në palestër, nga ku edhe sjell fotografi të shumta që marrin vëmendje.
Në një postim të fundit në Instagram, Vula ka sjell një imazh nga stërvitjet, duke theksuar fizikun e formësuar.
Për shkak të ushtrimeve të shumta që bën, krijuesi i hitit “U harrum” komplimentohet shumë për tiparet trupore.
Sidoqoftë kësaj, reperi sapo është bërë prind për herë të parë, së bashku me partneren e tij, Sara Hoxha.
Kurse sa i përket projekteve muzikore, “Sot Sot Sot” është hiti tij i fundit, që deri më tani është pëlqyer nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/