Telegrafi

Ledri Vula: Të gjithë e duan një si Pablo Escobar (Video)

 Ledri Vula ka publikuar një video në rrjetin social, Instagram në një koncert duke kënduar projektin e tij të fundit ‘Pablo.’

Pamjet kur publiku e shijon pjesëmarrjen e tij e ka shoqëruar me një nënshkrim ku thotë se të gjithë e duan një si Pablo Escobar.

Në këtë rast, ai nuk i referohet trafikantit të drogës, por këngës që ka bërë në bashkëpunim me Lumi B, Skerdi dhe Gjiko.

Duket se kënga ka arritur sukses në kohë shumë të shkurtër, pasi të gjithë janë njohur me këtë hit. /Telegrafi/