Telegrafi

Ledri Vula takohet me French Montanën

Hip-hop artisti amerikan, French Montana duket se është mik i mirë me artistët shqiptar.

Këngëtari kishte bashkëpunuar me këngëtaren Era Istrefi në këngën “No I Love Yous” gjersa në një prej videokëngëve si statiste ishte edhe Dafina Zeqiri.

Por, së fundi këngëtari është takuar edhe me reperin, ndër më të suksesshmin në trojet shqiptare, Ledri Vulën në Lozanë të Zvicrës.

Ky i fundit ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihen duke buzëqeshur.

Nuk dihet arsyeja e takimit mes dy artistëve, por Montana ka qenë në shtetin zviceran për një koncert të radhës.

Ndërkohë, Ledri gjatë javës që po lëmë pas ka publikuar një këngë të re që po mirëpritet prej publikut vendas.

Theksojmë se Vula është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe do të mbajë një numër të madh të koncerteve. /Telegrafi/