Ledri Vula është një prej reperëve më të pëlqyer të momentit.
Ai e nisi karrierën vite më parë në rap-grupin e njohur “Skillz”, pjesë e të cilit ishte edhe Visar Shala.
Por, ky bashkëpunim i tyre do të zgjaste deri në vitin 2012, ku më pas për një afat të shkurtër kohor Ledri do të tërhiqej nga muzika.
Ishte pikërisht data 1 shkurt e vitit 2014, ku Ledri vendosi të rikthehej më i fuqishëm se kurrë në karrierën e tij të re, tashmë solo.
“100 probleme” ishte kënga e publikuar tri vite më pare, e cila mori menjëherë pëlqyeshmërinë maksimale, dhe tani ruhet si ndër këngët më të veçanta dhe të suksesshme në arkivën e reperit.
Suksesi i këtij projekti do të pasonte më pas edhe me shumë këngë të tjera, të cilat do ta shndëronin dalëngadalë në një prej reperëve më të kërkuar të momentin, ashtu siç është sot. /Telegrafi/