Telegrafi

Ledri Vula reagon pasi u bë baba për herë të parë

Rap-artisti i njohur i skenës shqiptare, Ledri Vula, ditën e sotme (e hënë) u bë baba për herë të parë.

Këtë e ka konfirmuar edhe së fundmi përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale, ku ka bërë reagimin e parë.

Ai ka publikuar një fotografi duke mbajtur duart me partneren e tij, Sara Hoxhën, dhe duke shkruar datën e sotme (14 dhjetor).

“14.12.2020”, ka shkruar ai krahas postimit.

Ndërkohë, urimet kanë qenë të shumta nga miqtë dhe ndjekësit që numëron në Instagram.

Lexo po ashtu Ledri Vula bëhet baba për herë të parë

Skerdi Ago, Lluni, 2 Ton, Robert Berisha, Rina Lipa, Kanita, Shkurte Gashi, janë ndër të famshmit që e uruan për ardhjen në jetë të foshnjës.

Theksojmë se Ledri dhe Sara u bënë prindër të një vajze. /Telegrafi/