Rap-artisti i njohur i skenës shqiptare, Ledri Vula, ditën e sotme (e hënë) u bë baba për herë të parë.
Këtë e ka konfirmuar edhe së fundmi përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale, ku ka bërë reagimin e parë.
Ai ka publikuar një fotografi duke mbajtur duart me partneren e tij, Sara Hoxhën, dhe duke shkruar datën e sotme (14 dhjetor).
“14.12.2020”, ka shkruar ai krahas postimit.
Ndërkohë, urimet kanë qenë të shumta nga miqtë dhe ndjekësit që numëron në Instagram.
Skerdi Ago, Lluni, 2 Ton, Robert Berisha, Rina Lipa, Kanita, Shkurte Gashi, janë ndër të famshmit që e uruan për ardhjen në jetë të foshnjës.
Theksojmë se Ledri dhe Sara u bënë prindër të një vajze. /Telegrafi/