Edhe një këngë i shtohet estradës sonë muzikore, që pritet të jetë hit veror.
Ledri Vula ka sjell këngë më të re në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe John Shahu.
“Mike”, titullohet kënga e shoqëruar me videoklip teksa dyshja e klipit shihen mjaft elegant.
Producente e këngës është Adea Kelmendi gjersa për regjinë e klipit u përkujdes Besian Durmishi.
Tekstin e ka shkruar vetë treshja e lartcekur ndërsa videon e realizoi Supercut Studio.
Theksojmë se Ledri do të sjell edhe këngë të reja gjatë kësaj sezone dhe do të mbajë një numër të madh të koncerteve. /Telegrafi/