Telegrafi

Ledri Vula pozon i lumtur përkrah të dashurës

Ledri Vula dhe Sara (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar shqiptar, Ledri Vula, tash e një kohë e ka zyrtarizuar lidhjen me bukuroshen shqiptare, Sara Hoxha.

Çifti tashmë janë në pritje të një fëmije, teksa javë më parë zbuluan se po presin një vajzë.

Derisa po e shijojnë një periudhë të mirë së bashku, të njëjtit nuk hezitojnë që edhe në rrjetet sociale të ndajnë disa momente të bukura pranë njëri-tjetrit.

Një të tillë e ka ndarë së fundmi vet artisti Vula, i cili shfaqet shumë i lumtur pranë partneres së tij.

“Nuk po ma nin që nuk po të pëlqen qysh ke dalë”, ka qenë përshkrimi i Ledrit – ku ka etiketuar të dashurën Sarën.

Lexo po ashtu Ledri dhe Sara shijojnë pushimet në Ulqin me prindërit e Dua Lipës

Dyshja momentalisht janë duke kaluar kohë të mirë në Ulqin, ku ditën e sotme sollën edhe disa imazhe me familjen e artistes Dua Lipa.

Ledri Vula dhe Sara (Foto: Instagram)

Në anën tjetër, Ledri ka kohë që nuk ka qenë aktiv me projekte muzikore, kurse i fundit mbetet bashkëpunimi me Capital T. /Telegrafi/