Telegrafi

Ledri Vula performoi me Sabri Fejzullahun në Tiranë

Ledri Vula njihet si një prej yjeve më “me këmbë në tokë”.

Ai bashkëpunon me të gjithë dhe performon me të gjithë pa dallim, ndërsa skenën nuk heziton ta ndajë.

Sidomos kur bëhet fjalë për legjenda si Sabri Fejzullahu.

Ledri është parë në Tiranë në Folie Terrace duke performuar para mijëra adhuruesve, ku prezantoi befasinë e mbrëmjes, Sabri Fejzullahun.

Ledri në këtë mbrëmje ishte i shoqëruar edhe nga menaxheri i tij, Faton Shoshi, që nuk hezitoi të shprehë knaqësinë në rrjetet sociale për ata që ai thotë se udhëheq artistë të vërtetë.

Këngëtari kujtojmë se bëri edhe ‘remake’ të këngës “Fshatarja” me Ermal Fejzullahun, këngë kjo e kënduar në versionin origjinal nga Sabriano.

Së fundmi Ledri ishte pjesë edhe e albumit të Gjikos, “Energjiko”. /Telegrafi/