Ledri Vula nuk ka të ndalur sa i përket projekteve të reja muzikor.
Ai është duke punuar në këngën më të re, e cila do të vjen brenda tre ditëve.
Duke u treguar pak enigmatik, ai i ka njoftuar adhuruesit se më 15 tetor do të publikohet kënga më e re,
Sipas reperit prishtinas, ky projekt i reperit do të publikohet rreth orës 14:00 të së dielës.
“Mezi po pres për TTZ”, ka shkruar Ledri në njoftimin në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, kënga e fundit e reperit në bashkëpunim me Butën, “Mbi re” është shikuar pesë milionë herë në YouTube.
Theksojmë se ky nuk do të jetë projekti i fundit për këtë vit për këngëtarin shqiptar. /Telegrafi/