Hip hop superylli, Ledri Vula, ka paralajmëruar projektin e ri të tij i cili është i dedikuar për treg ndërkombëtar.
Reperi ka publikuar paralajmërimin e projektit, me një vizual mjaft atraktiv.
“Nasty Girl” titullohet projekti dhe vjen si bashkëpunim me reperët Eaz dhe Xen.
Ky projekt është i dedikuar për skenën ndërkombëtare, pasi dy reperët bashkpuntorë janë edhe të njohur në arenën evropiane.
Ledri ishte top yll i kësaj vere me plot katër hite të publikuara.
Ai këtë vit ka synime të mëdha në tregun ndërkombëtar, pasi që shumë yje tjera shqiptare kanë pasur sukses në arenën botërore. /Telegrafi/