Ledri Vula prej ditësh ka filluar paralajmërimin për projektin më të ri muzikor.
Ndërsa, tani reperi i njohur ka sjell një pjesë të shkurtër të shkëputur nga videkolipi i këngës.
“Ça bone”, dëgjohet të thotë Ledri në videon që postoi për fansat në Instagram, ndërsa vendosi shenjën e pikëpyetjes (?) në mbishkrim.
Ndërkohë, edhe reperët e tjerë Gjiko dhe Lumi B ka publikuar ditë më parë disa fotografi të shkëputura nga po i njëjti videoklip, duke lënë të kujtohet se të tre artistët e suksesshme po vijnë me një bashkëpunim.
Ledri, Gjiko dhe Lumi B njihen prej vitesh për hite të shumta, prandaj edhe kënga e re nuk ka se si të jetë më ndryshe.
Se kur pritet të publikohet, asnjëra palë nuk kanë dhënë më shumë detaje, duke e shtuar kështu dhe më shumë kureshtjen e publikut.
Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e Ledrit është “Dale”, në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Kidën. /Telegrafi/