Reperi Ledri Vula mësohet se është ndarë nga e dashura e tij Adela Sollaku, vajza e ish-kryeprokurorit të njohur shqiptar Theodori Sollaku.
Lajmi për lidhjen e tyre ishte bërë i ditur në shtator të vitit të kaluar, gjersa emisioni “Prive” bën të ditur se lidhja mes tyre ka përfunduar.
Ish-çifti janë munduar ta mbajnë të fshehur për një kohë të gjatë lidhjen e tyre, dhe asnjëherë nuk kanë preferuar që të dalin hapur në rrjetet sociale, por mesa duket as kjo privatësi nuk arriti që t’i mbajë ata bashkë.
Gjasat për ribashkimin e tyre janë shumë të vogla pas kësaj krize. /Telegrafi/